Përse Albert Bunjaku nuk është në listën e Albert Bunjakut?

Top-shënuesi i Kosovës në ndeshjet miqësore, Albert Bunjaku, nuk ishte pjesë e listës së përzgjedhësit Albert Bunjaku, për miqësoret me Eintracht Frankfurtin e Werder Bremenin.

Sulmuesi i St. Gallenit, sqaron arsyet përse nuk do të jetë për këto dy takime.

“Po kam pak probleme. Kam biseduar me trajnerin këtu dhe kemi vendosur që më mirë me qëndruar në St. Gallen për të pushuar”, deklaroi lojtari për Gazetaolle.com.

Bunjaku ka shënuar nga një gol në takimet me Turqinë dhe Senegalin. Me St.Gallenin ka realizuar këtë sezon 5 gola në Superligën e Zvicrës.

Kosova më 24 mars luan me Frankfurtin, kurse tri ditë më vonë me Werderin. (Gazeta Olle)