Përpos Latifit, edhe lojtari tjetër nga Kosova do të largohet nga Skënderbeu

Skënderbeu pritet të pësojë ndryshime të rëndësishme në merkato, teksa lista e lojtarëve që dot largohen është e gjatë.

Në numrin e sotëm të “Sport Ekspres” renditen emrat e tre lojtarëve që do të shiten në verë, ku veç Latifit, në merkato janë edhe Xhejms Adeniji dhe Bajram Jashanica.

Latifi

jashanica

Një pjesë e mirë e lojtarëve janë nën kontratë dhe nuk lëvizin dhe në këtë listë përfshihen Aldo Teqja, Gledi Mici, Leonit Abazi, Sabjen Lilaj, Bakari Nimaga, Reza Karimi, Nazmi Gripshi dhe Enis Gavazaj.

Kujtojmë se Latifi ishte lojtari më i dalluar në Shqipëri në edicionin e fundit.

Edhe Bajram Jashanica kishte paraqitje shumë të mira.