Përmirësohet gjendja e fushës në stadiumin Fadil Vokrri (FOTO)

Është përmirësuar gjendja e fushës në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, pas vërejtjeve të marra nga UEFA ditë më parë.

Fusha ishte në gjendje jo të mirë për shkak të ngarkesës së ndeshjeve kampionale të Prishtinës dhe Flamurtarit.

Të hënën, katër-pesë punëtorë janë parë duke rregulluar fushën, e cila tani duket në gjendje të mirë, shkruan Gazeta Olle.

Kosovë – Danimarkë luhet të enjen, kurse Kosovë – Bullgari më 25 mars.