Përmbysja e vitit ndodhi sot në futbollin kosovar: Nga 2-0, përfundoi 3-4

Një kthesë e jashtëzakonshme ka ndodhur sot në futbollin kosovar.

Në takimin Vllaznia – Malisheva, rezultati pas pjesë së parë ishte në favor të vendasve, 2-0, shkruan Gazeta Olle.

Por në pjesën e dytë ndodhi përmbysja e vitit.

Malisheva arriti të shënon plot 4 gola brenda 45 minutash, për epërsinë 2-4.

Të katër golat në këtë takim për Malishevën, i shënoi ish futbollisti i shumë skuadrave kosovare, Nikoll Dushi.

Krejt cka arriti të bëjë Vllaznia në pjesën e dytë ishte ta ngushtoi epërsinë në 3-4, që ishte edhe rezultati final./GazetaOlle

Fotografia e FC Malisheva