Përmbylli një sezon fantastik, ja mesazhi i Muriqit

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme.

Anëtari i skuadrës turke Rizespor, ka arritur të shkëlqejë këtë edicion në elitën e futbollit turk.Sulmuesi 25-vjeçari e ka mbyllur edicionin me 17 gola të shënuar dhe ia ka rritur dukshëm vlerën vetës.

Ai ka postuar disa foto në llogarinë e tij në Instagram ku i ka falënderuar të gjithë që e kanë përkrahur.“Edhe një sezon mbaroi me plot sukses. Falënderojë të gjithë ata që na kanë përkrahur deri në fund”, shkroi Muriqi.

Image may contain: 28 people, people smiling, people standing

Përveç 17 golave të shënuar, sulmuesi prizrenas ka asistuar edhe në tetë të tjerë për bashkëlojtarët e tij te Rizespor.Reprezentuesi i Kosovës pritet të largohet nga Rizespor, pasi ka shumë oferta për të nga La Liga, Ligue 1, Serie A e Bundesliga, por skuadra më e interesuar mbetet gjiganti nga Stambolli, Fenerbahce.