‘Përmallohet’ Gerrard, a to të rikthehet?

Mesfushori Steven Gerrard duket se është përmalluar për klubin e tij të zemrës, Liverpool.

Mediat angleze shkruajnë se ish-kapiteni i “të kuqve” mund të largohet nga Los Angeles Galaxy për tu kthyer në “Anfield”.

Gerrard verën e kaluar ishte larguar nga Liverpooli për tu transferuar në Amerikë, por raportohet se veterani anglez pritet të kthehet në skuadrën e Jurgen Klopp, jo si lojtar, por në stafin drejtues të klubit.