Përleshje mes tifozëve të Juventusit dhe Sevillas, ka të therur me thikë (VIDEO)

Përleshje mes tifozëve në një restorant në qendër të Sevillas, mes tifozëve vendas dhe atyre të Juventusit.

Një grup tifozësh, rreth 40 persona, ka sulmuar tifozët e Juventusit që ndodheshin në një tavernë.

Ka pasur momente tensioni dhe frike, me disa persona që kanë mbetur të plagosur. Më rëndë mes të plagosurve është një spanjoll 28-vjeçar, i goditur me thikë. Ai është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në stadium pritet të jenë rreth 2 mijë tifozë të Juventusit, ndërsa pas incidentit të djeshëm, priten edhe raste të tjera dhune.