Përleshje masive mes tifozëve në ndeshjen e Superligës së basketbollit (VIDEO)

Një sherr masiv ka ndodhur ditën e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” mes tifozëve të Vllaznisë dhe atyre të Tiranës, në një ndeshje basketbolli.  Raportohet se ka patur të shtëna me armë dhe po ashtu janë plagosur rreth 10 persona.

Siç duket edhe nga videoja, sherri ka ndodhur pak para se të niste finalja e basketbollit.

Nga videoja duket që tifozët e Tiranës kanë sulmuar ata të Vllaznisë.