Përleshje masive mes tifozëve kroatë dhe serbë në kuadër të ‘Aba Ligë’

Tifozët kroatë dhe ata serbë janë përleshur mes vete në Zagreb.

Pak minuta para fillimit të ndeshjes basketbollistike të vlefshme për ‘Aba Ligë’ mes Cedevitas dhe Partizanit te Beogradit, tifozët vendas kanë sulmuar tifozët mysafirë serbë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet serbe, që transmetojnë mediet kroate, përcjell lajmi.net.

Sipas ‘Jutarinj List’, pas këtij konflikti një numër i tifozëve kanë mbetur me lëndime në kokë, si pasojë e gjuajtjes me shishe qelqi.