Përleshja Behrami – Djorou, probleme edhe te Zvicra

Përleshja e Valon Behramit me Johan Djoroun tek Hamburgu, do t’i nxjerr probleme edhe trajnerit të Zvicrës, Vladimir Petkoviq.

Ish-sulmuesi i Zvicrës, Kubilay Turkilmaz, në kolumnen e tij për ‘blick’, ka thënë se Petkoviq duhet të ulë të dy lojtarët dhe t’i pajtojë, sepse përndryshe mund të ketë probleme edhe në Përfaqësuese.

Të dy lojtarët luajnë me Zvicrën dhe Hamburgun, ndërsa të shtunën pas pjesës së parë u përleshën mes veti në zhveshtore.

Hamburgu i fali të dy, por ata nuk do t’i shpëtojnë ndonjë gjobe.