Përkundër humbjes, Granit Xhaka regjistron një statistikë impresive

Arsenali ka dështuar të fitojë sonte duke u mposhtur nga Watfordi me rezultat, 1:2.

Përkundër humbjes, ylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ishte ndër lojtarët më të mirë të londinezve sonte, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

DLs3FSpWAAc9TVk

Reprezentuesi i Zvicrës arriti që të asistojë te goli i vetëm i Arsenalit, i cili u shënua nga Per Mertesacker.

Me këtë asistim, Xhaka numëron plotë 3 asistime këtë sezon.

Këto tri asistime, Xhaka i arriti për vetëm tetë ndeshje, ndërsa gjatë gjithë sezonit të kaluar kishte asistuar vetëm dy herë.

Jose-Mourinho-866432

Pas humbjes së sontme, Arsenali mbetet në vendin e gjashtë me 13 pikë të grumbulluara. /Gazeta Olle/