Përjashtim absurd për Messin dhe shumë vendime kontraverse, Argjentina fiton përballjen e tensioneve ndaj Kilit

Argjentina ka fituar sfidën e tensioneve ndaj Kilit, duke rrëmbyer pozitën e tretë në Kupën e Amerikës 2019.

Argjentinasit fituan me rezultat të ngushtë, 2:1, në një ndeshje ku Leo Messi u përjashtua me karton të kuq, përcjellë Gazeta Olle.

Shifrat u zhbllokuan nga Sergio Aguero, i cili realizoi pikërisht pas një asistimi gjenial të Messit, që zuri në gjumë kilianët (12’).

Nuk vonoi shumë dhe Argjentina gjeti edhe golin e dytë me Paolo Dybalan (22’).

Në minutën e 38 të ndeshjes, gjyqtari kryesor tregoi kartonë të kuq për dy kapitenët, Lionel Messi dhe Gary Medel.

Medel humbi kontrollin duke u përplasur me Messin, por gjyqtari i përjashtoi të dy!

Përplasja mes tyre ka shkaktuar tensione edhe te futbollistët tjerë, me tollovinë në fushë që ishte e pashmangshme.

Çuditërisht gjyqtari nuk kërkoi fare ndihmën e VAR-it, për t’u siguruar nëse mori vendimin e drejtë.

Deri në fund, Kili realizoi vetëm një herë me Arturo Vidal nga penalltia dhe sfida u mbyll 2:1. /Gazeta Olle/