Përgëzojnë Sigal Prishtinën

Sigal Prishtina ka vazhduar edhe ditën e sotme takimet pas triumfit në Ligën Ballkanike. Fillimisht klubi ‘bardhekaltërt’ është pritur nga Presidentja Atifete Jahjaga transmeton GazetaOlle.com.

Presidentja Jahjaga falënderoi Prishtinën për nderin e bërë Kosovës në imazhin e saj ndërkombëtar duke e ditur se sporti është ambasadori më i mirë i një shteti.

Pas këtij takimi drejtuesit e klubit së bashku me lojtarët vazhduan me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ky i fundit tha se titulli i kampionit të Sigal Prishtinës na ka bërë të gjithëve krenar. Ky trofe, i pari i këtij lloji për ekipe, është me vlerë edhe për analet e historisë së sportit të shtetit tonë.

 

1

 

 

11

 

2

22