‘Përgatitje të mira fizike me trajnerin Enver Tahiraj’

Trepça ’89 ka vazhduar punën për tu përgatitur për stinorin e ri.

Edhe pse ka bërë shumë ndryshime në skuadër dhe në shtabin teknik, puna nuk është ndalur.

Pas eksperiencës në Poloni, skuadra është kthyer në duart e trajnerit të ri Arsim Thaqi, ndërsa sulmuesi Blernad Kurtishaj thotë se gjithçka është duke shkuar mirë, por trajneri kondicional është duke i ‘lodhur’ më shumë se që janë mësuar.

“Faza përgatitore po shkon shumë mirë. Stërvitjet janë shumë të mira. Sidomos ja vlen të cekët puna e trajnerit kondicional Enver Tahiraj, që është duke bërë një punë shumë të madhe me ne”, tha fillimisht Kurtishaj për Gazetaoll.com.

“Një trajner si ky i nevojitet çdo ekipi të Kosovës, pasi që në aspektin fizik po shihet që futbollistët e Kosovës po ngecin”, përfundoi Kurtishaj.