Përfundon pjesa e parë: Veçohen super rasti i Mujës kur nga 2 metra godet traversën, por edhe lëndimi i Memës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Kosova U21 – Anglia U21.

Pas 45 minutash, skuadra vendase e Anglisë është në epërsi, 1-0.

Golin e vetëm në këtë pjesë lojë e ka shënuar talenti i Manchester Cityt, Foden në minutën 25-të, shkruan Gazeta Olle.

Kosova në këtë pjesë lojë e humbi edhe sulmuesin, Lirim Mema, i cili është lënduar në minutën e 32-të.

Kurse zëvendësuesi i Memas, Arbnor Muja humbi rastin më të mirë për Kosovën kur në minutën e 44-të, nga një afërsi prej 2 metrash, goditi transversalen.