Përfundon derbi i madh i Superligës në basketboll

Ka përfunduar derbi i sotëm në Superligën e Kosovës në basketboll në mes të Yllit dhe Rahovecit.

Fitore në këtë takim ka shënuar skuadra mysafire e Rahovecit me rezultatin, 91:72, shkruan Gazeta Olle.

Më të dalluarit te Rahoveci ishin, dyshja e huaj, Gray (18 pikë) dhe Gunjina (17).

Kurse te Ylli janë dalluar Valon Bunjaku me 22 pikë si dhe Adger me 19 sosh.

Kështu, Rahoveci vazhdon me bilancin 4-1 me fitore, kurse Ylli pëson humbjen e parë këtë edicion./GazetaOlle