Përfundojnë të gjitha ndeshjet në Shqipëri, rezultatet dhe tabela

 

Partizani është ndalur në barazim 0:0 nga Laçi në kuadër të xhiros së 19-të në Kategorinë Superiore Shqiptare.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin ‘Selman Stermasi’ në Tiranë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Durrës, Teuta pësoin 3:2 nga Luftëtari i Gjirokastrës.

Hila dhe Lajthija shënuan për Teutës kurse Shkurtaj (2) dhe Shehi (autogol) koontribuan në fitoren e gjirokastritëevë.

Ndryshe, Kukësi ka humbur në stadiumin e saj ‘Zeqir Ymeri’ me shifrat 1:0 nga Kamza në kuadër të xhiros së 19-të në Kategorinë Superiore Shqiptare.

Golin e vetëm për Kamzën në këtë ndeshje e shënoi Rezi në minutën e 69-të.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Lushnje, skuadra me të njëjtin emër u mposht 2:0 nga Vllaznia e Shkodrës.

Në ndeshjen derbi të zhvilluar të premten, Skënderbeu në Korçë e mposhti 1:0 Flamurtarin e Vlorës.

Më poshtë i keni rezultatet komplete dhe tabelën pas kësaj xhiroje. /Gazeta Olle/

r t