Përfundojnë ndeshjen Kukësi – Kamza dhe Lushnja – Vllaznia, këto janë rezultatet

Kukësi ka humbur në stadiumin e saj ‘Zeqir Ymeri’ me shifrat 1:0 nga Kamza në kuadër të xhiros së 19-të në Kategorinë Superiore Shqiptare.

Golin e vetëm për Kamzën në këtë ndeshje e shënoi Rezi në minutën e 69-të.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Lushnje, skuadra me të njëjtin emër u mposht 2:0 nga Vllaznia e Shkodrës.

Nga ora 17:00 zhvillohet dy takimet e tjera  të kësaj xhiroje, Partizani – Laçi dhe Teuta – Luftëtari.

Në ndeshjen derbi të zhvilluar të premten, Skënderbeu në Korçë e mposhti 1:0 Flamurtarin e Vlorës. /Gazeta Olle/