Përforcohen për Evropë

Kryetari i KHF Shqiponja, Skënder Alija, bën të ditur se janë në bisedime edhe me katër hendbolliste nga Mali i Zi. “Kemi pas fat në short, pasi Maqedoninë e kemi afër, por prapëseprapë mjetet na janë më së të nevojshme”, thotë Alija.

Të bindur se do të kalojnë rrethin e tretë të Challenge Cup, kështu është shprehur për gazetën kombëtare “Bota sot”, Skënder Alija, kryetar i klubit të hendbollit Shqiponja nga Gjakova në konkurrencën e femrave. Alija beson se do ta mposhtin Pelisterin 2012 nga Manastiri me të cilën takohen në muajin nëntor. Ballafaqimi i parë do të luhet me 14-15 nëntor në Manastir dhe pas një jave (me 21-22 nëntor) zhvillohet takimi i kthimit në Gjakovë.

Gjakovaret vetëm kanë filluar të mobilizohen dhe të paktën të sjellin edhe disa hendbolliste që të janë të kompletuara në të gjitha reparte për edicionin e ri veçmas për garat evropiane. Shqiponja është i themeluar në vitin 2000, por ka treguar rezultate të mira dhe pothuajse për këto vite ka qenë i specializuar për vendin e tretë në Superligën e Kosovës.