Përforcimi i pafat i Prishtinës

Betim Haxhimusa erdhi nga Ferizaj te Prishtina në afatin kalimtar dimëror. Edhe pse ishte ndër më të mirët në fazën përgatitore dhe në fillim të kampionatitm pas tri ndeshjeve filluan problemet për futbollistin.

Fillimisht lëndoi kokën në ndeshjen miqësore kundër Ulpianës që e la jashtë për dy javë, pastaj kishte probleme muskulare, që dolën të jenë problematike dhe e detyruan të pushojë më gjatë se që kishte menduar.

Haxhimusa ndjehet keq që nuk arriti t’i ndihmojë shokët në ‘luftën’ drejt titullit.

“Ky kampionati shkoi si shkoi. Nuk kisha fatin me vete pasi më përcollën shumë lëndime. Më vjen keq që nuk arritëm të fitojmë asgjë pasi kemi skuadër të mirë. Më vjen keq që nuk arriti t’i ndihmojë shokët dhe t’i gëzojmë tifozët”, tha fillimisht Haxhimusa për Gazetaolle.com.

Ai është kthyer në stërvitje dhe pret që të shijoj disa minuta në dy ndeshjet e fundit. “Jam kthyer në stërvitje që një jave dhe shpresoj të luajë në këto ndeshjet e fundit. Më shumë mendojë për kampionatin e ardhshëm”, deklaroi Haxhimusa.

Prishtina luan kundër Drenicës dhe Feronikelit në dy ndeshjet e fundit.