Përforcimi i Kosovës ‘shpërthen’ kundër skuadrës ruse, shënon golin e qetësisë

Florent Muslija ka startuar nga minuta e parë në miqësoren e Hannoverit kundër skuadrës ruse, FK Rostov.

Prurja më e re e Kosovës është duke shkëlqyer në mesfushën e skuadrës gjermane në këtë ndeshje.

Madhe, Muslija ka arritur të shënojë edhe një gol, raporton Zëri.info.

21-vjeçari ka shënuar golin e dytë për 2:0 në minutën e 51-të kundër Rostovit.

Image

Ndryshe, Muslija në edicionin e kaluar me Hannoverin u paraqit në 17 ndeshje duke arritur të shënojë dy gola.

Në ndeshjet e muajit shtator të Kosovës kundër Çekisë dhe Anglisë, Muslija do të luajë nën urdhrat e Bernard Challandes për herë të parë.