Përforcimi i Fenerbahçes tallet keq me Liverpoolin

Përforcimi i fundit i Fenerbahçes, Simon Kjaer, ka thënë se e ka refuzuar ofertën e Liverpool, ngase ka dashur të fitonte tituj dhe këtë i’a ofron klubi turk, shkruan ‘Metro’.

“Liverpool më dëshironte mirëpo unë dua të fitoj kampionate, dua të fitoj trofe. Qëllimet e Fenerbahçes këtë sezon janë të mëdhaja dhe më janë spjeguar shumë mirë.”, tha ish mbrojtësi i Roma-s, Kjaer.

Mbrojtësi danez 26-të vjeçar u transferua nga Lille në Turqi, pasi kaloi një sezon të shkëlqyeshëm me 31 paraqitje në ‘Ligue 1’.