Përforcimet e deritashme të skuadrave të Superligës

Planifikohet që edicioni i ri i Superligës të startojë më 20 e 21 gusht, por shumica e skuadrave të Superligës me kohë kanë siguruar shërbimet e futbollistëve për të cilët kanë pasur nevojë.

Numrin më të madh të prurjeve e kanë Prishtina dhe Besa me nga nëntë transfere, shkruan Sheshi.

Pastaj, nga katër transferime i kanë bërë Feronikeli, Llapi e Drenica.

Gjilani ka siguruar dy përforcime, kurse Hajvalia vetëm një.

Pesë skuadra tjera, Trepça ’89, Liria, Drita, Trepça dhe Ferizaj nuk kanë bërë as edhe një goditje të vetmë ose të paktën nuk e kanë deklaruar.

Përforcimet komplete të skuadrave të Superligës 

Prishtina: Armend Dallku, Debatik Curri, Ahmed Jonuzi, Lorik Maxhuni, Mërgim Pevqeli, Genc Hamiti, Liridon Leci, Blend Baftiu dhe Ardit Nika.

Besa: Granit Kolshi, Arbër Prekazi, Leart Emini, Shkëlqim Pacolli, Dukagjin Gashi, Fatlum Gashi, Xhevdet Shabani, Qemail Elshani dhe Leutrim Bekteshi.

Feronikeli: Besnik Krasniqi, Ahmet Haliti, Blerand Kurtishaj, Jacek Denis Troshupa.

Llapi: Rron Statovci, Festim Krasniqi, Fuat Karabegu dhe Berat Hyseni.

Drenica: Burim Sadiku, Ismet Caka, Altin Merlaku dhe Granit Avdyli.

Gjilani: Isa Eminhaziri dhe Fidan Sejdiu.

Hajvalia: Enis Zabërgja.

Liria: Durim Gashi

Trepça ’89: S’ka

Drita: S’ka

Trepça: S’ka

Ferizaj: S’ka