Përforcim i madh për Shqipërinë në ndeshjen me Izraelin

Shqipëria pret Izraelin më 7 shtator në “Elbasan Arena”, ndërkohë që skuadra e drejtuar nga Kristian Panuçi këtë herë do të ketë edhe mbështetjen e Tifozave Kuq e Zi, të cilët kanë thyer bojkotin e vendosur.

Kjo nuk erdhi në mënyrë të rastësishme, por pasi kanë marrë garancitë e duhura nga FSHF dhe Policia e Shtetit për plotësimin e kushteve të paraqitura, një prej tyre edhe largimi i forcave të rendit nga tribuna ku ata qëndrojnë.

Vendimi i thyerjes së bojkotit konfirmohet edhe nga njoftimi i tyre për organizimin e sfidës me Izraelin.

tifozat