Përfaqësuesja grumbullohet në Gjakovë

Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar të hënën në Gjakovë, ku i ka filluar përgatitjet për tri ndeshjet e fazës së parë kualifikuese të Kampionatit Botëror të Hendbollit, i cili do të mbahet në vitin 2019i.

Skuadra e përzgjedhësit Taip Ramadani, i cili e publikoi listën e gjerë javën që shkoi, më 12 janar 2018 luan me Poloninë, më 13 janar me Portugalinë dhe më 14 janar me Qipron.

Ndeshjet do të zhvillohen në Povoa de Varzim të Portugalisë. Vetëm fituesi i grupit kalon tutje në fazën e “Play-Off”-it, shkruan sot gazeta Zëri.

Përzgjedhësi Ramadani ka ftuar 23 lojtarë në grumbullimin fillestar.

auto_Hendbolli1478435475

Prej tyre 15 lojtarë janë të klubeve të Superligës, ndërsa tetë të klubeve të huaja.

Lojtarët fillimisht do të punojnë nën urdhrat e trajnerit Fatmir Muhaxheri.

Kampi i parë zgjat deri më 30 dhjetor. Kampi i dytë nis më 3 janar dhe zgjat deri më 11 janar, kur është planifikuar udhëtimi për në Portugali.

Kampi i dytë do të mbahet në Prishtinë, njofton Federata e Hendbollit të Kosovës. Kosova synon të arrijë rezultate pozitive në këtë eksperiencë.

auto_Hendbolli1460288838