Përfaqësuesja e Kosovës një vjet, ja rezultatet (FOTO)

Janë bërë një vit prej se Kosova është lejuar nga FIFA të luaj ndeshje miqësore. Brenda këtij viti Kosova ka zhvilluar një numër të kënaqshëm ndeshjesh, gjithsej pesë, ndërsa ka provuar të gjitha rezultatet.

Ndeshja e parë historike ishte ajo e zhvilluar në Mitrovicë, në stadiumin ‘Adem Jashari’ kundër Haitit, ku stadium ishte i shtërmbushur, ndërsa ‘djelmoshat’ e Albert Bunjakut arritën të luanin baras (0:0), në një ndeshje që e dominuan plotësishtë.

 

kosova 1

Ndeshja e dytë ishte kundër Turqisë, një përfaqësuese shumë e fortë. Kosova e cilësoi si ndeshje ‘vllazërore’, por turqit nuk u treguan të tillë duke na shënuar plotë gjashtë herë në portën tonë (6:1).

Por në këtë ndeshje Kosova e shënoi golin e parë zyrtarë dhe shënues ishte sulues i St Gallen, Albert Bunjaku.

kosova 2

Pastaj vjen ndeshje e tretë për Kosovën e zhvilluar në Gjenevë kundër Senegalit të Alain Gierese.

Edhe pse Kosova ishte në epërsi nga kjo ndeshje me golin e Bunjakit, në fund u desh të pajtohet me një humbje prej 3:1.

Kosovo - Senegal

Për fitoren e parë u desh të pritet ndeshja e katërt që u zhvillua në Prishtinë, kundër Omanit.

Kosova e fitoi këtë ndeshje me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga pika e bardhë të ekzekutuar nga Imran Bunjakut.

Koosva - oman

Ndersa ndeshja që e mbyll këtë vit është ajo kundër skuadrës zviceranë Will, që Kosova fitoi 1:0 me golin e Kushtrim Lushtakut.

 

kosova - will

Kosova e mbylli një vit me dy fitore, një barazim dhe dy humbje. Gjithsej shënuam katër gola, ndërsa pranuam nëntë gola.

(Lavdim Pireva)