Përfaqësuesja e Kosovës bënë super ngritje në renditjen e FIBA-s

Pas përfundimit të ndeshjeve të Dritares së Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019″, FIBA World e ka publikuar renditjen në të cilën Kosova zë vendin e 86-të.

Duhet theksuar se në renditjen e publikuar një muaj më parë Kosova ka qenë e 96-ta, ndërsa pavarësisht dy disfatave të pësuara në kuadër të Grupit C të Dritares së Parë, ndaj Lituanisë dhe Hungarisë, Përfaqësuesja jonë arriti që të avancojë për 10 pozita, shkruan faqja zyrtare e FBK-së.

Në fakt Përfaqësuesja jonë është ajo e cila ka avancuar më së shumti, në këtë rast për 10 pozita.

Dardan-Berisha

Duhet theksuar se Lituania kundërshtari i Kosovës zë vendin e 5-të në këtë renditje, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë në këtë listë të ndjekura nga Spanja, Serbia dhe Franca.

Hungaria kundërshtari tjetër i Kosovës në Grupin C të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” zë vendin e 41-të, kurse Polonia është e 28-ta.

kosovarenditja