Perez ua jep një lajm të mirë tifozëve të Realit

Nuk e imagjinoj Real Madridin pa Cristiano Ronaldon”, – kështu ka deklaruar presidenti i Real Madridit, Florentino Perez në një intervistë për gazetën portugeze, A Bola.

Ai kështu paralajmëroi se ylli portugez nuk do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

I pyetur për Gareth Balen, i pari i Realit tha: “Bale? Nuk e kam ndërmend të dëgjojë për ndonjë ofertë. Ai është lojtar unik që jep shumë për ekipin. Është lojtar kyç për ekipin tonë”.

Bale flitet se do të rikthehet në Angli, sikurse Ronaldo. (Gazeta Olle)