‘Perez nuk i do argjentinasit’

Babai i ish-sulmuesit të Real Madridit, Gonzalo Higuain, e ka fajësuar Florentino Perezin për largimin e djalit të tij nga klubi mbretëror në vitin 2013.

27-vjeçari kaloi gjashtë vite në Santiago Bernabeu, para se të shitej te Napoli në vitin 2013 për 40 milionë euro.

Largimi i tij u shoqërua me largimin e një tjetri argjentinas 12 muaj më vonë, pasi që Angel Di Maria u shit te Manchester Unitedi, edhe pse kaloi sezonin më të mirë në fanellë ne Realit.

Dhe, babai i Higuainit beson se largimi i këtyre dy yjeve argjentinas dhe disa të tjerëve, dëshmon më së miri se presidenti i Real Madridit nuk i do ata.

“Ai nuk i do argjentinasit. Kështu që, Madridi i shiti lojtarët si Fernando Redondo, Esteban Cambiasso, Santiago Solari, Fernando Gago, Gonzalo Higuain dhe Angel Di Maria. Florentino Perez asnjëherë nuk sulmon me kokën lartë, ai kurrë nuk e tregon fytyrën”, ka deklaruar babai i Higuainit.