Përcaktohet arbitri i finales së Championsit, Liverpool – Tottenham

​UEFA ka zyrtarizuar arbitrin që do të vendosë drejtësi në finalen e Champions Leagues.

Është gjyqtari sllovak, Damir Skomina të cilit i është besuar finalja e madhe e 29 majit që do të zhvillohet në Madrid ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit.

UEFA ka bërë gati të gjitha përgatitjet që finalja e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë të zhvillohet normalisht, duke punuar edhe në pritjen e tifozëve të dyja skuadrave.

Jure Praprotnik dhe Robert Vukan janë dy asistentët e arbitrit kryesor, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Mateu Lahoz.

Kujtojmë që Skomina më herët ka drejtuar ndeshje të Superkupës, ndeshje të Kupës së Botës dhe finalen e Europa League në mes të Ajaxit dhe Manchester United.