Përballje Kosovë – Serbi në boks

Sporti nuk njeh kufij. Përballje Kosovë – Serbi, pritet të zhvillohet sot në kampionatin ballkanik të boksit, që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, boksieri ynë Patriot Behrami do të përballet sot në ring me serbin, Milan Vrankoviq, në kategorinë deri në 69 kilogramë, raporton Gazeta Olle.

Kosova në ballkanik merr pjesë me pesë boksierë, ndër ta edhe Donjeta Sadiku, e cila garon nesër.

Boksierët tanë synojnë të fitojnë medalje.