Përballje e nxehtë në Skenderaj

E tërë vëmendja e basketbolldashësve në Kosovë,nesër do të jetë në palestrën e Drenasit,pasi aty takohen Trepça e Golden Eagle Ylli.

Të dy këto skuadra janë në garë me njëra tjetrën për pozitën e katër,që dërgon në Play – off dhe të dy skuadrat kësaj loje i hynë për fitore.
Gazmend Asllani,basketbollist i skuadrës mitrovicasve u shpreh optimist para ndeshjes duke thënë se kjo ndeshje ka shumë rëndësi për ekipin e tij.

” Ne shkojmë për të treguar lojë të mirë dhe angazhim maksimal gjatë tërë ndeshjes ku dihet që është lojë me rëndësi për neve.”

Ndërsa qendra e Golden Eagle Ylli,Urim Zenelaj kërkon të nisë një seri tjetër të fitoreve me skuadrën e tij.

“Ka me qenë lojë shumë e nxehtë edhe rezultati ka mundësi të shkoj i gusht deri në fund të ndeshjes por mendoj që, ne me ndihmën e Zotit do të dalim kryelartë nga palestra në Drenas. Ne i kemi pas disa lojtar me grip dhe helmim por deri të dielën shpresoj që ta marrim vetën komplet dhe ta nisim një seri tjetër fitoresh.” deklaroi Zenelaj për dymedy.com