“Për trajner vendosim së shpejti”, e ardhmja e Sokolit te Ferizaj është “në ajër”

E ardhmja e Bylbyl Sokolit te Ferizaj duket që nuk është aspak e sigurtë.

Trajneri i mirënjohur nuk ka drejtuar ekipin në fillim të përgatitjeve për sezonin e ri, përcjellë Gazeta Olle.

Edhe faqja zyrtare e klubit e ka vënë në dyshim të ardhmen e Sokolit, duke theksuar që për trajnerin do të vendoset së shpejti.

“Sot skuadra jonë ka filluar stërvitjet për sezonin e ri. Stërvitjet i ka udhëhequr ndihmës-trajneri, Burim Çerkini.

Në stërvitje të pranishëm ishin shumica e futbollistëve të cilët ishin pjesë e klubit tonë në sezonin e kaluar, dhe gjithashtu pjesë në stërvitje ishin edhe disa transferime të reja, të cilët do t’i prezantojmë në ditët në vazhdim.

Ndërsa për trajner do të vendoset shumë shpejtë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/