Për infarkt: Përmbysje me dy gola në minutat shtesë, “çmendet” Besnik Hasi!

Përmbysje e çmendur në Arabinë e largët. Skuadra e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi, Al Read, ishte duke u mposhtur deri në minutën e 91-të, në sfidën ndaj Al Uehad, teksa i ka befasuar të gjithë, duke shënuar 2 gola në minutat shtesë të ndeshjes.

Skuadra e trajnerit gjakovar arriti të siguronte një fitore për “infarkt”.

Në minutën e 92-të, Daoudit, vendosi baraspeshën me një gjuajtje nga goditja e dënimit, ndërkohë që në të 95-të, Rajed Al Gamdi, i siguroi fitoren skuadrës së Hasit.

Takimi ishte i vlefshëm për javën e 8-të të kampionatit, ndërkohë që për Al Read, kjo ishte fitorja e dytë radhazi, teksa në 8 javë ka arritur të sigurojë 11 pikë duke u renditur në vendin e 9-të.