Për herë të parë Kosova luan në Serbi

Hendbollistet e Përfaqësueses U-20 të Kosovës të enjten në mbrëmje janë vendosur në qendrën sportive në Kovilovo, në afërsi të Beogradit.

Udhëtimi për në Beograd është bërë nën masa të rrepta të sigurisë, ndërsa nuk ka pasur ndonjë telashe. Vajzat janë në disponim të mirë para ndeshjeve që i presin në kuadër të eliminatoreve për botëror, thuhet në njoftimin e FHK-së, raporton “GazetaOlle.com”.

Kosove Gjermani fcb POST ZI-01

Kosova sot luan me Serbinë nga ora 16:00, të shtunën përballet me Norvegjinë kurse të dielen me Sllovakinë.

Ndeshjet luhen në Kovilovo dhe sipas vendimit të EHF-së pa simbole shtetërore.

Kjo është hera e parë që një Përfaqësuese e Kosovës do të luajë në Serbi.