Për dy javë Leicesterit i janë shtuar ‘Like’ në Facebook, pothuajse aq sa ka banorë Kosova (FOTO)

Leicesteri City është sensacioni i Ligës Premier për sezonin 2015/2016.

Skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri arriti të shpallet kampion në Angli, ku paraprakisht kishte ardhur nga vendi i 17-të një sezon më parë.

‘Dhelprat’ u shpallën kampionë pas barazimit 2-2 mes Chelseat dhe Tottenhamit me 2 maj 2016.

Pasi jemi duke jetuar në një kohë kur rrjetet sociale janë në kulmin e përdorimit, atëherë kemi bërë një krahasim të ‘Likeve’ të faqes zyrtare në Facebook të Leicesterit para dhe pas titullit.

Para se të shpallej kampion, Leicesteri kishte rreth 3.5 milionë njerëz që e pëlqenin, kurse tanin ka gati 5.1 milionë.

Pra për dy javë, kampionit i janë shtuar pak më shumë se 1.5 milionë pëlqime, që është një shifër goxha e madhe dhe vështirë e arritshme për një periudhë kaq të shpejtë.

Nëse e rrumbullakojmë këtë numër me një shembull konkret, atëherë mund të themi se Leicesterit ia janë shtuar pothuajse aq ‘Like’ sa ka banorë Kosova, e cila nga matjet e fundit ka 1.8 milionë banorë.

L