Për cilën skuadër do të luajë Hysen Tahiri në sezonin e ri?

Sulmuesi i Drenicës, Hysen Tahiri, nuk ka vendosur ende se për cilën skuadër do të luajë në sezonin e ri.

Sulmuesi i Drenicës nuk ka arritur marrëveshje me klubin kuqezi.

Në një prononcim për gazetën, Tahiri ka folur rreth situatës aktuale.

Ai pritet të marrë shumë shpejtë vendimin për të ardhmen.

hysi tahiri

 

“Kam biseduar me Drenicën por nuk kemi arritur ende marrëveshje. Unë jam i hapur për oferta. Momentalisht kam disa të tilla dhe gjatë ditëve në vijim do të vendosi përfundimisht se për cilën skuadër do të luajë në sezonin e ri”, deklaroi Tahiri për “GazetaOlle.com”.

Tahiri gjatë viteve të fundit ka qenë ndër lojtarët më të dalluar të klubit të Drenicës.

Ndërkohë, kuqezinjtë janë në vazhdën e rinovimit me futbollistë.

Sot Drenica ka zyrtarizuar kontratat 1-vjeçare të Dukagjin Gashit dhe Kreshnik Ukës.

ferizaj - drenica 4