Për çdo lëvdatë: Kjo është skuadra kosovare që u inkuadrua në Superligë me lojtarë që s’e marrin asnjë cent!

Klubit hendbollistik Dukagjini nga Klina ka arritur që ta shkruajë historinë duke arritur që ta sigurojë një vend në Superligë në sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.

Djelmoshat nga Klina arritën fitore të ngushtë 36-33, por mjaft të vlefshme.

Me fitoren e arritur sot ndaj skuadrës Llapit, Dukagjini arriti që ta sigurojë hyrjen në Superligë.

Klubi i Dukagjinit është i themeluar në vitin 2016, president i këtij klubi është Binak Gashi, ndërsa trajner i skuadrës, Jeton Bojaj.

E veçanta e këtij klubi është se të gjithë lojtarët janë vendor, në përjashtim të Yll Muqollit i cili është transfer i dyfishtë, pra luan edhe për Besën në Superligë.

Ndërkaq, mosha mesatare e klubit është 17 vjeç.

KH Dukagjini gjithashtu në radhet e veta ka edhe lojtar që luajnë për Përfaqësuesen U19 të Kosovës, Yll Muqolli dhe Rikard Quni.

Të gjithë këta të rinjë luajnë vullnetarisht, pa asnjë pagë të marrur që nga themelimi i klubit. Të ardhurat e vetme janë nga Komuna Klinës, atëherë kur bëhet ndarja e buxhetit për klubet e qytetit.