Për çdo gol që e pëson Shqipëria, në Serbi qerasin me birra (FOTO)

Serbia po vazhdon vajtimin e mosmarrjes pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit, Euro 2016.

Ajo ishte në garë në një grup me Shqipërinë dhe nga ky grup eliminua.

Beogradi ende e mban të gjallë inatin me Shqipërinë për shkak të asaj që ndodhi në stadiumin e Partizanit të Beogradi më 14 tetor 2014 pas shfaqjes së dronit me hartën e viseve etnike shqiptare në stadium.

Për këtë arsye, një pub në qendër të Beogradit për konsumatorët e vet ka ofruar zbritje 5 për qind për çdo gol që marrin Shqipëria e Kroacia.

“Për çdo gol që kombëtarja e Kroacisë dhe Shqipërisë e pranon, pubi ofron 5% zbritje, ndërsa nëse rusët fitojnë pubi qeras me një “turrë” vodkë. Vlen vetëm për tavolinat e rezervuara”, thuhet në njoftimin e bërë.

serbet-11