Për arsyeje të koronavirusit: Këto dy skuadra shpallen kampione para kohe

Për shkak të koronavirusit dy skuadra basketbolli janë shpallur kampione para kohe.

Në Superligën e Lituanisë në basketboll, skuadra e Zalgiris është kampione, me 22 fitore dhe dy humbje.

Zalgiris numëron pesë fitore më shumë sesa ndjekësit e Rytas. Ky është titulli i 10-të radhazi për Zalgiris.

Oostende gjithashtu është skuadra që shpallet kampione, me vendimin për të ndërprerë totalisht kampionatin.

Oostende fiton titullin e nëntë radhazi.

Në anën tjetër, në futboll, kampionatet evropiane akoma nuk kanë vendosur se si do të caktohet fundi, apo kush do të jenë kampionët, nëse do të ketë të tillë.