Pepe gjen shkakëtarin e humbjes

Pepe ka thënë se skuadra e tij ka luajtur me zemër e jo me kokë në ndeshjen kundër Barcelonës.

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka thënë se ata kanë luajtur shumë mirë në pjesën e parë, por më pas kanë luajtur me zemër e jo me kokë.

“Ne luajtëm një pjesë të parë me posedim dhe shumë shanse. Ne vuajtëm pas golit të dytë, pasi luajtëm me zemër e jo me kokë”, tha Pepe pas ndeshjes.

Ai po ashtu tha se ata nuk janë dorëzuar në luftën për titull, pasi kanë kualitete për të triumfuar këtë edicion.