Pep Guardiola kryen blerjen e parë te Man City (FOTO)

Pep Guardiola dëshiron të bëjë disa ndryshime në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Trajneri spanjoll ka kërkuar nga skuadra angleze transferimin e mesfushorit të Lyonit, Tanguy Ndombele, përcjell GazetaOlle.

Mesfushori po kalon një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon dhe Manchester City e do transferimin e tij.

Skuadra angleze duhet të paguajë 55 milionë euro për ta transferuar atë nga Lyoni. /GazetaOlle/