Pensionohet portieri që dha më së shumti gola në histori (VIDEO)

Portieri i Sao Paolos, Rogerio Ceni, ka konfirmuar se ka do t’i jap fund karrierës pas përfundimit të këtij sezoni.

Ai nuk ka arritur që të rikuperohet nga lëndimi që kishte pësuar më 28 tetor, ndërsa tani do të përfundojë karrierën e tij pa arritur që të luaj edhe një ndeshje në fanellën e gjigantit brazilian Sao Paolo, transmeton Koha.net shkruan Esporte.com.

Ceni pensionohet pas 1237 ndeshjeve dhe 131 golave për Sao Paolon, i cili bëhet lojtari me më së shumti paraqitje, dhe golashënuesi i dhjetë më i mirë në histori të këtij klubi.