Pensionohet Ismet Ramushi

Njëri ndër lojtarët më të mirë në futbollin e Kosovës, Ismet Ramushi ka venduar t’i vë këpucën në gozhdë.

Sulmuesi i shumë skuadrave këtë vendim e ka marrë me shumë vështirësi, por sipas tij ka ardhur koha.

Ai ka falënderuar dy skuadrat ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës, Gjilanin dhe Dritën dhe pikërisht në këtë ndeshje shumë të madhe ai do të pensionohet.

Ramushi ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për disa ndeshje, ndërsa ka qenë njëri prej sulmuesi që ka shënuar më së shumti gola në Superligë. /OLLE/

Letër falënderimi Ismet Ramushi

Të dashur dhe të respektuar: miqtë e mi, bashkë lojtarët e mi të shtrenjtë, futbolldashësit e respektuar të qytetit tim dhe ju familjarë e mi të dashur. E kam të vështirë të pranoj, por është vendim i imi që në ndeshjen derbi në mes të KF Gjilani dhe KF Drita, të bëjë të ditur vendimin e përshëndetjes nga futbolli aktiv. Është koha të bëjë falënderimin nga zemra e sportisti që len fushën e gjelbër për të lëshuar dhe respektuar orën e gjeneratave. Është rëndë por bëhem krenar në gjeneratat që luajnë sot dhe gjenerata që vijnë pas meje. Unë falënderoj, deri në përulje Klubin e Futbollit Drita dhe Klubin Futbollit Gjilani, që ishin dy pjesët e zemrës sime, dy klubet që pata fatin të përjetoje djeresën e fanellave të tyre, dhe ndjehem krenar për lojën, bashkëpunimin që kemi pasur mes veti! Janë këto dy ekipe që më rritën dhe ja sot janë dy ekipe të cilave ju uroj për krenarinë që ato i kanë sjellë futbollit në Kosovë me derbin ndoshta më të madhin në Ballkan.

Intelektualet-Skifterat: Do me mungojnë duartrokitjet e juaja , ju jeni tifozët me te mire Shqiptar jam me fat qe ju kisha mbrapa ,dhe ju falënderoj nga zemra për te gjitha ato duartrokitje qe i bëtë për mua . Miqtë e mi të dashur, unë dua më këtë rast të falënderoj edhe mediat: Ata kanë pasur një rol të veqant per avancin tim dhe karrieren time . Te gjithë gazetaret e sportit qofte te mediave te shkruara apo atyre elektronike, ju faleminderit! Të dashur sportistë dhe sportdashës Unë jam i respektuar të përmend dhe të falënderoj gjithashtu edhe KF Besiana-Vëllaznimi-Trepça’89- Jedinstvo(Mali I Zi): Në këto ekipe unë kisha një mikpritje dhe mbështetje të veçantë , do të ruaj ato kujtime dhe eksperienca të mira sikur edhe nga pjesëmarrja në përfaqësuesen e Kosovës. Natyrisht se kujtimet më të ngrohta mbaj dhe i ruaj pjesëmarrjen në Përfaqësuesen e Kosovës, për të cilën uroj, suksese kulmore për gjeneratat që vijnë. Më lejoni në fund të falënderoj edhe familjen time, të cilës nga sot do ti kthehem më afër dhe do të kompenzojë mungesat e shumta për orë, ditë dhe vite të tëra. Familjen e kam pasur mbështetësin kryesor gjithmonë kanë qen afër meje. Brezi im që kishte fatin të përjetonte kohë të rënda për sportin kosovar, e kupton më së miri, se pa ndihmën e familjes, zor se do të mund të kishte mbijetuar sporti Kosovar. Të dashur dhe të respektuar miqtë e mi të shtrenjtë Po vë dorën në zemër, dhe po lutem për ju dhe sukseset e sportit në Kosovë.

Me respekt për të gjithë adhuruesit e futbollit Ismet Ramushi.