Penalltia e Besart Celinës bëhet hit botëror, tenton me “Panenka” por rrëzohet te pika e bardhë!

Bersant Celina ka “pushtuar” rrjetet sociale, pasi në takimin e sotëm mes skuadrës së tij, Suonsi, kundër Uest Brom, nuk arriti të shënoj nga pika e bardhë e penalltisë.

Jo vetëm kaq, por numri 10 i skuadrës uellsiane tentoi të shënojë me “Panenka”, duke djallosur gjithçka.

Këmba e tij mbështetësë rrëshket në momentin e fundit dhe topi nuk lëviz asnjë metër.

Skuadra kundërshtare arrin të largojë sferën nga zona e rreptësisë dhe Suonsi shpërdoron një shans të artë.

Celina ka qenë një nga lojtarët më të mirë në “Championship” këtë sezon, pasi ka qenë lojtari më i rëndësishëm për Suonsin, por pas gafës së sotme, të gjithë e kanë kritikuar.