Pellegrini nuk e konfirmon qëndrimin e Toures

Yaya Toure gjithnjë e më larg Manchester Cityt. Trajneri Manuel Pellegrini, ka refuzuar ta konfirmojë qëndrimin e mesfushorit gjigant, duke thënë që për një gjë të tillë do të vendoset më vonë.

“Nuk e di kush do të qëndrojë. Në fund të sezonit do t’i bëjmë analizat dhe do të vendosim për të mirën e klubit dhe për të mirën e futbollistëve”, deklaroi Pellegrini.

Sipas mediave italiane, Toure tashmë i ka thënë “po” klubit të Interit.