Pelisteri-Shkëndija, ky është rezultati i finales së Kupës

Shkëndija e Tetovës ka dështuar të mbrojë titullin e kupës, pasi në finale është mposhtur nga skuadra e Pelisterit.

Penaltitë ishin përcaktuese për fituesin e trofeut që këtë vit shkon në duart e maqedonasve.

Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultatin e bardhë 0-0, ndërkohë në penalti Pelisteri triumfoi me shifrat 3-4.

Ibrahimi dhe Avdyrrahimi dështuan nga penaltitë.

Shkëndija do të luajë në Europa League, pasi ka përfunduar në pozitën e dytë në kampion.