Peja triumfon në duelin e Ligës Ballkanike ndaj skuadrës shqiptare, Vllaznia

Skuadra e Pejës në basketboll ka fituar derbin shqiptar në kuadër të Ligës Ballkanike.

Peja, fitoi me rezultatin 91:87, ndaj Vllaznisë në Shkodër, shkruan Gazeta Olle.

Te skuadra fituese e Pejës u dalluan Martin me 22 pikë si dhe Johnson me 21 të tjera.

Kurse, basketbollisti Dardan Berisha në këtë takim shënoi vetëm 16 pikë.

Ndërsa, te skuadra vendase e Vllaznisë, u dalluan Jaylen me 20 pikë, dhe Kusovac me 19 të tjera.

Me këtë fitore, Peja forcon pozitën e dytë në tabelë me 11 pikë.

Kurse, Vllaznia mbetet në pozitën e fundit me vetëm 7 pikë të tubuara.