Peja -Trepça, shikoni se çka ndodhi në ndeshjen interesante

Në një përfundim dramatik, Peja ka fituar me rezultat të ngushtë kundër Trepçës, në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll.
Në përballjen e zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi”, vendasit triumfuan me rezultat 68-66.

ffk reklama

Skuadra nikoqire e nisi bindshëm sfidën duke e fituar çerekun e parë me 11-të pikë diferencë (27:16).

Mysafirët u kthyen në çerekun e dytë për ta ngushtuar diferencën (15:20) dhe shkuan në pushim me rezultat 42-36.

Fraksioni i tretë ishte në favor të pejanëve, të cilët shënuan dyfish më shumë pikë se kundërshtari në këtë çerek (16:8)

Mirëpo, minatorët e dramatizuan çerekun e fundit (10:22), megjithatë vendasit ia dolën që të fitonin me dy pikë epërsi.

Peja është e treta në tabelë me 12 pikë, një më pak se lideri Bashkimi.
Ndërkaq, Trepça është në fund të tabelës me vetëm nëntë pikë të arkëtuara nga tetë ndeshje.