Peja transferon sllovenin Abramoviç

Robert Abramoviç është përforcimi më i ri i Pejës, njofton klubi verdhezi, raporton Gazeta Olle.

“KB Peja ka arritur marrveshje me lojtarin nga Sllovania, Robert Abramovic, i cili luan në pozitën e organizatorit. Robert ka një përvojë në Superligën sllovene dhe atë austriake tek ekipet si: Skofja Loka, Raiffaisen Graz, Zlatorog Lasko, Raiffeisen Panthers, Grusuplje, Hopsi Polzela”, thuhet në njoftim.

Së fundi ai ishte pjesë e ekipeve maqedone Kozuv dhe Zabok.

Ky është përforcimi i dytë sot për pejanët, pas malazezit Slobodan Miljaniç. /Olle